Liverpool e zyrtarizon Mac Allisterin

Futboll

Liverpool e zyrtarizon Mac Allisterin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:37
Alexis Mac Allister

Edhe zyrtarisht, Liverpool ka nënshkruar me mesfushorin Alexis Mac Allister.

Liverpool FC ka arritur një marrëveshje për transferimin e Alexis Mac Allister nga Brighton & Hove Albion për një marrëveshje afatgjatë për një shumë që nuk është zbuluar.

24-vjeçari ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka rënë dakord për kushtet personale për t’u bërë nënshkrimi i parë i Reds në merkaton e verës.

Mac Allister ishte pjesë e Brighton, kurse së fundmi e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat