Nga sulmuesi gjerman te ylli që erdhi me bujë në verë

Futboll

Nga sulmuesi gjerman te ylli që erdhi me bujë në verë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:03
Bayerni

Tomas Tuhel e ka shprehur dëshirën se kërkon të paktën 3 përforcime në verë mbi reparte të ndryshme.

Ndërsa “Bild” ka zbuluar se bordi ka vendosur kotën e 150 milionë eurove që mund të shpenzohen në treg.

Kjo kuotë jo e madhe, e ka kthyer fokusin te grupi aktual, pra kush mund të sakrifikohet në mbushjen e arkave, të cilat mund të siguronin lojtarë me peshë në gjirin e kampionëve.

Serzh Gnabri, Leroi Sane, Bouna Sarr, Sadio Mane, Marsel Zabicer, Aleksandër Nybel dhe Benzhamë Pavar janë në “listën e zezë” që rrezikojnë largimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat