Vdes në moshën 40 - vjeçare ish futbollisti i Kosovës 

Futboll

Vdes në moshën 40 - vjeçare ish futbollisti i Kosovës 

Nga: K. G. Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:07
Lutfi Grainca

Ish futbollisti i KF Tefik Çangës nga Tërni i Ferizajt, Lutfi Grainca, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.

Ikja e hershme e tij në amshim ka shokuar jo vetëm komunitetin e futbollit.

Ndryshe është djali ish gjyqtarit të mirënjohur në futboll, Shaip Graincës.  

“E nderuara Familje Grainca, me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të birit tuaj dhe ish futbollistit tonë Lutfi Grainca. 

Klubi Futbollistik Tefik Çanga ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes Grainca dhe gjithë komunitetit sportiv në Kosovë dhe ne Zvicër ku edhe jetonte e vepronte prej vitesh Lutfiu.

Luti, ishte nga futbollistët më të dalluar të asaj gjenerate dhe njëri nga futbollistët më të edukuar e më të dashur të klubit tonë.

Ai ishte djali i Shaip Graincës, po ashtu ish futbollist i yni dhe nje nga dashamiret e klubit edhe tani.

Pas sëmundjes të rëndë që e kishte kapluar një kampion i yni u shua por Luti do të mbetet përherë në historinë e klubit në mendjen e neve qe e njohëm dhe brezave që do ta bartin fanelen e klubit tonë. 

Pusho në paqe kampioni ynë!”, shprej ngushëllime KF Tefik Çanga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat