Bajrami: Sylvinho më sheh lojtar të së ardhmes, ka ide të qarta

Futboll

Bajrami: Sylvinho më sheh lojtar të së ardhmes, ka ide të qarta

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:15
Adrian Bajrami

Adrian Bajrami, futbollist i skuadrës së dytë të Benfikës, autor i dy golave gjatë këtij sezoni në kampionat, tregon emocionet e grumbullimit me Kombëtare, si dhe ambiciet që ka me fanellën kuqezi.

Si ndiheni, pasi ktheheni pas një periudhe dëmtimi?

Jam shumë i lumtur që jam përsëri në Kombëtare. Kam pasur një dëmtim të rëndë, por jam mirë tani. Do të mundohem të jap maksimumin. Kemi biseduar shumë herë me trajnerin, ka ardhur në Portugali për të më takuar.

Mendoni se do të jeni titullar?

Do të vendosë trajneri, unë do të jap maksimumin në stërvitje. Duhet të kemi besim, sidomos për ndeshjen në shtëpi. Nuk ka skuadra të lehta, ne duhet të japim maksimumin dhe të jemi të fokusuar në fushë.

Trajneri e ka një ide të qartë, na shpjegon çfarë kërkon prej nesh dhe ne mundohemi të bëjmë ato që ai na thotë. Më ka thënë që nuk duhet të mërzitem prej dëmtimit, më tha se kam shumë besim dhe më sheh si lojar të së ardhmes.

Jeni te Benfika B, si e shihni të ardhmen?

Kam edhe dy vite kontratë te Benfika, ëndrra ime ka qenë të jem në ekipin e parë, pas Kombëtares, të shohim se cila do të jetë e ardhmja ime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat