Milito: Lautaro një sulmues i kompletuar

Futboll

Milito: Lautaro një sulmues i kompletuar

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:07
Lautaro

Në prag të finales së madhe të Champions League e cila do të luhet nesër në orën 21:00 mes Manchester City dhe Inter, Diego Milito, ish-heroi i tripletës me zikaltërit dhe ai që sugjeroi Lautaron tek Interi, ka folur pikërisht për sulmuesin argjentinas, por edhe për Haaland.

“Lautaro ka cilësite e sulmuesve të mëdhenj, është i kompletuar. Ai sillet sikur të ishte një numër 9-të, por me shumë karakteristika shtesë.

Përshtatet me gjithçka, edhe me ndonjë partner në krye të sulmit ashtu siç po e bën me Dzekon apo Lukakun. Ai i ka të gjitha.

Haaland? Është një ndër sulmuesit më të mirë, por jo më i miri.

Para tij është Lautaro, Benzema e të tjerë sulmues të mëdhenj. Sigurisht që Haaland shënon shumë gola dhe Interi duhet të ketë kujdes”, është shprehur Milito për “Corriere della Sera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat