Abazi: Nuk ka vend për panik 

Futboll

Abazi: Nuk ka vend për panik 

Nga: K.G.. Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:52
FC Ferizaj

Lulzim Abazi, president i FC Ferizaj, ka bërë të ditur se klubi do të rikthehet edhe më i fuqishëm dhe më objektiva të qarta për edicionin e ri, synojnë vendin e parë dhe rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

“Ditëve të fundit, sigurisht se si pasojë e humbjes në barazh, janë krijuar fjalë dhe hipoteza se si do të vazhdojë FC Ferizaj punën dhe çfarë pritet të ndodhë me klubin.

Për korrektësi ndaj juve tifozë të klubit, në mënyrë që të mos krijohet panik, ju informojmë zyrtarisht se klubi po vazhdon intenzivisht punët për stinorin e ri. 

Në këtë fazë jemi duke i shqyrtuar kontratat e lojtarëve aktual që i kemi. Po zhvillojmë takime të përditshme me lojtarët që janë pjesë e jona, meqë rast po tentojmë që sa më shpejt të mbyllim marrëveshjet për edicionin 2023/2024.

Anën tjetër, kemi krijuar kontakte me lojtarë të rinj, të talentuar e të dëshmuar që i përshtaten profilit të klubit dhe synimit; rikthimin e menjëhershëm në Superligë.

Sepse e varfër do jetë çdo herë Superliga pa FC Ferizaj, pjesë të saj.

Andaj nuk ka vend për panik sepse ne jemi e do të jemi konkurrues, secilën herë e për çdo herë.

Ndryshe nuk ka kuptim rrugëtimi ynë”, njofton  Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat