Darmian: Ndaj Manchester City duhet të jemi të përgatitur e vigjilentë

Futboll

Darmian: Ndaj Manchester City duhet të jemi të përgatitur e vigjilentë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:12
Darmian

Mbrëmjen e sotme, “qytetarët” e Manchester City dhe “zikaltërit” e Inter do të përballen në stadiumin olimpik të “Ataturk” në Stamboll të Turqisë, në finalen e madhe të UEFA Champions League.

Në kuadër të përballjes së mbrëmjes së sotme disa fjalë i tha dhe qendërmbrojtësi i “rilindur” i “zikaltërve”, Matteo Darmian i cili tha se në asnjë moment shokët e tij të skuadrës do e kenë të nevojshme të marrinn vendimet e duhura në pjesë të ndryshme të ndeshjes

“Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe krenarë që mund të luajmë në finalen e Champions League. Do të jetë një ndeshje e veçantë për secilin prej nesh.

Jemi përgatitur shumë mirë për këtë lojë dhe do të mundohemi të luajmë në maksimum.

Jemi para një ndeshjeje të vështirë. Ne e dimë mirë nivelin e lartë të Manchester City dhe lojtarëve të tij. Duhet të jemi të përgatitur dhe vigjilentë.

E njoh mirë City-n, kam luajtur kundër tyre kur isha në Manchester United. Duhet të luajmë në mënyrë perfekte. Ne duhet të tregojmë lojën tonë.

Do të duhet të bëni sakrifica. Duhet të luajmë me gjithë zemër.

Jemi në formë të mirë fizike dhe psikologjike, duhet ta tregojmë nesër. Ne i dimë pikat e forta të tyre. Do të jetë e nevojshme të merren vendimet e duhura në pjesë të ndryshme të ndeshjes”,- u shpreh Darmian, në prag të përballjes së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat