Aguero: Barça nuk bëri mjaftueshëm për ta rikthyer në “Camp Nou”

Futboll

Aguero: Barça nuk bëri mjaftueshëm për ta rikthyer në “Camp Nou”

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:26
Aguero e Messi

Teksa gjithë futbolldashësit anë e mbarë botës prisnin rikthimin e “pleshtit” argjentinas, Lionel Messi te “katalanasit” e Barcelona, ky i fundit vendosi të ndryshojë gjithçka në momentin e fundit, teksa u transferua te skuadra e MLS, Inter Miami.

Për këtë lëvizje të papritur të 7 herë fituesit të “Topit të Artë” foli dhe ish-shoku i tij i skuadrës, Kun Aguero, i cili mbështeti totalisht “la pulga”-n në vendimin e tij, teksa tha se Messi nuk mund të presë Barça-n deri në sekondën e fundit.

“Barcelona nuk bëri mjaftueshëm për të rikthyer Leon.

Kishte diçka të bënte me La Liga-n dhe situatën ekonomike, por Leo mori vendimin e duhur që të mos priste deri në sekondën e fundit, si në vitin 2021”,- tha ish-“bomberi” argjentinas për mikrofonat e prestigjiozes “ESPN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat