Laçi: Jemi gati të japim maksimumin

Futboll

Laçi: Jemi gati të japim maksimumin

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:38
Qazim Laçi

Mesfushori i Sparta Prague, Qazim Laçi ka folur në konferencë për mediet, ndërsa është i grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet eliminatore të EURO 2024, me Shqipërinë që do të përballet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Në prononcimin e tij futbollisti 27-vjeçar u shpreh se të gjithë janë gati për dy ndeshjet, ndërsa shtoi se çdo kundërshtar në vetvete është i fortë.

Si ndjehesh në këtë grumbullim? “Trajneri ka besim te unë dhe unë do jap maksimumin si gjithmonë.”

Si i parashikoni ndeshjet? 

“Kjo kombëtare ka shumë eksperiencë si dhe shumë lojtarë të rinj me talent, ne do bëjmë maksimumin.”

Kohë pushimesh, a jeni gati për ndeshjen? “Nuk besoj se lojtarët e kanë mendjen te pushimet, jemi profesionista, nuk është hera e parë që na ndodh, të gjithë lojtarët do japin maksimumin për Kombëtaren.”

Kundërshtarë të thjeshtë. “Nuk mendoj se ka ekipe më të fortë apo më të dobët, të gjithë jemi njësoj. Por ne kemi lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë dhe do japim maksimumin për të fituar patjetër.”

Presion: “Nuk besoj se kemi presion, por kemi dëshirë për të luajtuar, lojtarët e rinj marrin eksperiencë nga lojtarë si Sadiku, atmosfera është shumë e mirë.”

Jeni gati për ndeshjet? “Po punojmë shumë mirë me Sylvinhon, të gjithë lojtarët po japin maksimumin dhe të gjithë do jenë gati për dy ndeshjet që kemi.”

Tifozët: “Kemi shumë nevoj për tifozët, sidomos ndeshja e parë me Moldavinë do jetë shumë e rëndësishme që të marrim fitore, ndaj do kemi shumë nevojë për tifozët tanë.”

Sezoni personal: “Sezoni ishte shumë i mirë për mua dhe ndjehem shumë i kënaqur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat