Edhe Maliqi largohet nga Struga Trim Lum

Futboll

Edhe Maliqi largohet nga Struga Trim Lum

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:42
Struga Trim Lum

Edis Maliqi dhe Suhel Muharemi, janë futbollistët e fundit të cilët largohen nga kampi i kampionit të ri të Maqedonisë, skuadrës së Struga Trim Lum.

Në rastin e Maliqit, palët nuk kanë arritur akordin për të vazhduar bashkëpunim dhe futbollisti i krahut të djathtë ka lëshuar kampin e kampionëve para ndeshjeve europiane, për të kërkuar një ambient të ri gjatë kësaj merkatoje.

Ndërkohë skuadra strugane mbylli bashkëpunimin me Suhel Muharemin, pas përfundimit të kontratës mes palëve. Muharemi skuadrës kampione iu bashkua shtatorin e vitit 2021, kur u transferua nga rradhët e Rabotniçkit.

Ai brenda kësaj periudhe të kaluar te skuadra strugane, zhvilloi 26 paraqitje, 13 prej të cilëve edicionin e fundit, ku realizoi 3 gola dhe 3 asistime.

Në anën tjetër, Edis Maliqi te Struga Trim Lum erdhi verën e vitit të kaluar, ndërsa para saj ishte pjesë e Dinamo Tiranës në Shqipëri. 28 vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkupin, Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Lokomotivën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat