Haziraj konfirmon largimin nga Fushë Kosova

Futboll

Haziraj konfirmon largimin nga Fushë Kosova

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:16
Rilind Haziraj

Rilind Haziraj ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Fushë Kosovës.

Sulmuesi, që ishte një prej më meritorëve për rikthimin e “Pampurave” në Superligë, bëri të ditur sot për largimin e tij përmes një postimi në “Faceboo”.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, teksa Fushë Kosovës i uroi suksese në elitë.

"Dua t’ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e klubit KF Fushë Kosova.

Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët,kryesinë dhe tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë sezonit.

Klubit i uroj suksese në Superligë", njofton Haziraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat