Messi apo Haaland?

Futboll

Messi apo Haaland?

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:31
Messi e Haaland

Një nga protagonistët e mëdhenj të finales së Champions League është Erling Haaland.

Norvegjezi ka shënuar 52 gola këtë sezon, 12 prej tyre në Ligën e Kampionëve. Golat e tij kanë bërë që të thyejë të gjitha llojet e rekordeve në sezonin e parë në Premier League dhe gjithashtu me Manchester City në Evropë.

Skuadra e Guardiolës ka përfituar nga golat e tij deri në atë pikë sa ka fituar tashmë dy tituj: Premier League dhe “FA Cup”. 

Me fjalë të tjera, mundësia e një triplete sezonale është shumë reale dhe do të vinte me triumfin në finalen e sotme ndaj Interit. Fitimi ose jo i Champions-it nga Manchester City mund të ndikojë në “Topin e Artë”.

Nëse Haaland arrin ta përfundojë sezonin me tre titujt më të rëndësishëm dhe një numër kaq të lartë të golave ​​të shënuar, atëherë do të bëhej menjëherë një nga favoritët e qartë për të fituar çmimin prestigjioz individual. E dënon fakti që nuk luajti Kupën e Botës, por jo aq sa të tjerët që e luajtën dhe nuk u paraqitën mirë.

Në rastin e tij, ai nuk llogaritet as pozitivisht dhe as negativisht, sepse nuk luajti në fazën finale. Haaland nuk u kualifikua me kombëtaren e tij. Tashmë ka ndodhur me lojtarë të tjerë të kombëtareve më pak të fuqishme si George Weah, nga Liberia, i cili pavarësisht se nuk kishte peshë në futbollin e kombëtares, përfundoi një herë si “Topi i Artë”.

Duhet mbajtur mend se “France Football” i ndryshoi rregullat vitin e kaluar dhe filloi t’i shpërblejë lojtarët për sezonet futbollistike në vend të viteve kalendarike. Ky modifikim përkon me Botërorin e parë të histories në mes të dimrit, atë të Katarit, të cilin Messi e fitoi disa muaj më parë.

Kjo e vendosi atë si kandidatin kryesor për ta marrë “Topin e Artë” edhe një herë, i teti, por Haaland shfaqet si një konkurrent i madh dhe tripleta do ta favorizonte. Në moshën 22-vjeçare, çmimi mund të arrijë më shpejt se sa pritej tek ylli norvegjez. Varet nga ajo që do të bëjë sonte në finalen e Stambollit dhe triumfi ndaj Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat