Vllaznia prezanton një tjetër shkodran

Futboll

Vllaznia prezanton një tjetër shkodran

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:05
Eslit Sala

Vllaznia ka prezantuar mesditën e së shtunës dhe afrimin e dytë të kësaj merkatoje verore.

Skuadra shkodrane ka zyrtarizuar mesfushorin shkodran Eslit Sala.

23-vjeçari transferohet nga skuadra e Valletta e Maltës, ku në edicionin e fundit ka luajtur 21 ndeshje në kampionat duke shënuar dhe një gol.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë në skuadrën e qytetit të tij të vendlindjes për 3 vite.

Kjo është eksperienca e parë e shkodranit jashtë Maltës, teksa gjithë karrierën si profesionist e ka pasur të lidhur me ekipin e Valleta. Eslit Sala është afrimi i dytë i Vllaznisë, që më herët ka zyrtarizuar dhe afrimin e Ildi Grudës.

Vllaznia ka nisur nga puna për ndeshjet e Conference League, ndërkohë që ka nisur një projekt të ri me trajnerin Migen Memelli, zëvendëstrajnerin Ndriçim Shtubinën dhe drejtorin Sportiv Elvis Plorin.

Shkodranët do të njohin kundërshtarin që do të kenë përballë në datën 20 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat