Xheko e Brozoviç fitojnë balotazhin me rivalët

Futboll

Xheko e Brozoviç fitojnë balotazhin me rivalët

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:14
Interi

Interi duket gati për finalen e madhe. Edhe dyshimet e pakta që ekzistonin janë shuar dhe tashmë Inzagi mund të rreshtojë skuadrën më të mirë të mundshme.

Për teknikun 47-vjeçar mbrojtja dhe porta janë një çështjen e mbyllur. Në fakt 9 nga 11 emrat ishin konfirmuar. Dyshimet ishin për një vend në mesfushë dhe për një vend në sulm.

Në vijën e parë të sulmit, Xheko ka fituar balotazhin me Lukakun. Do të jetë kroati, ai që do t’i bëjë shoqëri Lautaros përpara.

Pikëpyetja e dytë kishte të bënte me mesfushën. Mikitarian është riaftësuar, duke lënë pas dëmtimin. Por në fushë që nga minuta e parë do të jetë Brozoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat