Materazzi: Historia dhe tradita kanë më shumë rëndësi në finale të tilla

Futboll

Materazzi: Historia dhe tradita kanë më shumë rëndësi në finale të tilla

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:25
Materazzi

Duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, Marco Materazzi, një nga shumë ish-lojtarët që do ta ndjekë finalen e Champions League nga “Ataturk”, ka bërë prognozën e Manchester City-Inter. “Matrix” nis me një kujtim nga pragu i sfidës Inter-Bayern Munich:

“Ne sigurisht që kemi fjetur. Hëngrëm edhe ‘jamòn’ (proshutë iberike), sepse ma kishin dhënë mua dhe Stankoviqit.

Ditët e para të grumbullimit para finales ishim profesionistë, pastaj hëngrëm. Është bukur të takohemi përsëri me ish-shokët tanë të skuadrës, që fituan Ligën e Kampionëve për herë të fundit.

Është e drejtë që ata të qëndrojnë këtu me Interin, pasi ne të gjithë jemi të lidhur me klubin zikaltër. Duam që djemtë e rinj të na japin kënaqësi të madhe në Stamboll, edhe pse e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Manchester City ka lojtarë stratosferikë, por paratë nuk fitojnë gjithmonë në futboll.

Historia dhe tradita kanë më shumë rëndësi në finale të tilla. Gjëja që më shqetëson më shumë është se Pep do t’i mbajë të tijtë përpara, sepse ai e di që ne italianët jemi të vështirë për t’u përballur. Lukaku apo Dzeko? Është një rebus i bukur.

Tani është një Lukaku në gjendje stratosferike.

Shpresoj që zgjedhja të jetë e peshuar.

Nëse do të isha një lojtar që i ka luajtur të gjitha ndeshjet dhe më pas shkoj në stol në finale, mund të bëhesha i bezdisshëm për sa i përket ekuilibrit të ekipit. Interi ka nevojë për të gjithë.

Lideri më i rëndësishëm? Mund të zgjidhja Barella, Onana, Calhanoglu apo Lukaku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat