Sondazhi i UEFA-s, tifozët të bindur se Manchester City e fiton finalen

Futboll

Sondazhi i UEFA-s, tifozët të bindur se Manchester City e fiton finalen

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:30
Trofeu i Champions League

Edicioni 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet sonte me finalen e madhe.

Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit.

Në faqen zyrtare të UEFA-s është publikuar një anketë, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën se “Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve 2022/23?”, 75% e votuesve deri më tani mendojnë se “Qytetarët” do të shënojnë fitore, kurse 25% mendojnë se triumfojnë “Nerrazzurrët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat