Di Stefano golashënuesi më i mirë në finalet e Championsit

Futboll

Di Stefano golashënuesi më i mirë në finalet e Championsit

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:42
Di Stefano

Ky është edicioni i 68-të i Championsit teksa skuadra e cila ka fituar më shumë tituj në histori është Real Madridi (14).

Futbollisti i cili ka triumfuar më së shumti dhe ka marrë pjesë në finalet e këtij kompeticioni është sulmuesi Francisko Gento (ka ndërruar jetë në 18 janar të vitit 2022).

Pas tij vijnë dy legjenda të tjerë si Paolo Maldini (Milan) dhe Alfredo Di Stefano (Real Madrid).

Alfredo Di Stefano (ka ndërruar jetë në 7 korrik të vitit 2014) është futbollisti i cili ka shënuar më shumë gola (7) në finale, ndërkohë pas tij vijnë 3 lojtarë madrilenë. Ferenc Pushkash me 7 gola (ka ndërruar jetë në 17 nëntor të vitit 2006), Kristiano Ronaldo me 4 dhe Garet Bejl me 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat