Bayerni dhe Arsenali në garë për mesfushorin

Futboll

Bayerni dhe Arsenali në garë për mesfushorin

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:48
Declan Rice

West Hem arriti të “shpëtojnë” në momentin e fundit këtë sezon, teksa arritën të sigurojnë mbijetesën në Premier Ligë, si dhe mundën në finalen e Ligës së Konferencës, “violët” e Fiorentina me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Mirëpo, përballja me italianët mund të jetë e fundit për talentin e mesfushës së “çekiçëve”, Declan Rice, i cili me shumë mundësi do të largohet nga “londinezët” këtë sezon.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, në garën për “yllin” e “çekiçëve” janë “bavarezët” e Bajern Munihut dhe “topçinjtë” e Arsenalit, me këta të fundit që raportohet se janë më afër arritjes së një marrëveshjeje.

Tashmë pritet të nisë merkato e verës për të mësuar destinacionin e ri të Rice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat