Brahim Diaz i jep lamtumirën Milanit

Futboll

Brahim Diaz i jep lamtumirën Milanit

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:57
Brahim Diaz

Brahim Diaz i jep lamtumirën Milanit!

Brahim Diaz kthehet tek Real Madrid pas tre sezonesh huazim tek Milani.

Mesfushori ka rinovuar kontratën deri në 30 qershor 2027 teksa prezantimi i tij do të bëhet të martën. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll përmes një postimi në Twitter.

“Real Madrid njofton se prezantimi i Brahim Diaz do të bëhet të martën më 13 qershor në orën 12 në Ciudad Real Madrid, i cili kthehet në klubin tonë me kontratë deri më 30 qershor 2027″.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat