Rumania me probleme, Helmut Duckadam befason për Kosovë

Futboll

Rumania me probleme, Helmut Duckadam befason për Kosovë

Nga: K. Goca Më: 10 qershor 2023 Në ora: 14:10
Helmut Duckadam

Kombëtarja e Rumanisë është në presion për ndeshjet me Kosovën (me 16 qershor) dhe Zvicrën (me 19 qershor), në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Kombëtarja e Rumanisë ka probleme me skuadër para ndeshjeve më të rëndësishme në grup. 

Vlad Chiriches, Razvan Marin dhe Ionuț Radu janë të lënduar, kështu që nuk janë ftuar për sfidat e qershorit. 

Ish portieri rumun, Helmut Duckadam, ka deklaruar për ndeshjet e Rumanisë: “Do të isha shumë i lumtur nëse do të merrnin tre pikë. 

Jam shumë i sigurt se do të fitojmë në Kosovë dhe më pas mund të luajmë shumë lehtë në Zvicër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat