Lazio “hedh” sytë nga “tulipani” i Dortmundt!

Futboll

Lazio “hedh” sytë nga “tulipani” i Dortmundt!

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 14:12
Donyell Malen

Champions League kërkon “kualitet”, Lazio “hedh” sytë nga “tulipani” i Dortmund!

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë arritur të krijojnë një ekip fantastik, me lojtarë të shpejtë e krijues që janë të prirur të “shtangin” kundërshtarin me sulmet e tyre shpërthyese e ndër këta lojtarë është dhe “tulipani” hollandez, Donyell Malen.

Vetëm 24-vjeçar, Malen sapo përfundoi sezonin e tij të 2-të te Dortmund, ku në 35 performancat e zhvilluara këtë sezon ka arritur të gjejë 10 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka asistuar 7 herë për shokët e tij të skuadrës.

Këto performanca e kanë vënë hollandezin në “radarët” e shumë ekipeve evropiane, ku ndër ta janë dhe “shqiponjat” e Lazio, me tekniku Maurizio Sarri që e pëlqen shumë hollandezin 24-vjeçar dhe sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, “bardhekaltërit” do të “hidhen” në sulm për Malen gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat