Drita përforcohet me Rilind Hazirajn

Futboll

Drita përforcohet me Rilind Hazirajn

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2023 Në ora: 16:23
Valon Zymberi e Rilind Haziraj

Drita e Gjilanit përforcohet për edicionin e ri dhe për garat evropiane.

Skuadra nga Gjilani është përforcuar me futbollistin e Fushë Kosovës, Rilind Haziraj.

Sipas klubit, kanë nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj

Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë Superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova”, njofton FC Drita..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat