Nisin largimet te Kukësi

Futboll

Nisin largimet te Kukësi

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 12:33
Kukësi

Kukësi kaloi edicionin më zhgënjyes të dekadës të fundit, teksa deri në javët e fundit ndodhej në rrezik për zopnën e rënies nga Kategoria. Verilindorët ndonëse e nisën me shumë pretendime, performanca ishte shumë larg dëshirës së drejtuesve të skuadrës.

Verilindorët do të nisin nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, por duhet t’i bëjnë llogaritë pa kapitenin e skuadrës.

Burime të sigurta bëjnë me dije për Supersport se Gjelbrim Taipi ka mbyllur bashkëpunimin me Kukësin këtë fundjavë, edhe pse kontrata e tij përfunonte në fundin e edicionit të ardhshëm.

Po ashtu edhe Shqipërim Taipi ka ndarë rrugët me kuksianët, me dy vëllezërit Taipi që bëhen lojtarët e parë që shtrëngojnë duart me kuksianët.

Taipi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Kukësit, duke qenë lojtari i vetëm që luajti në të githa ndeshjet e kampionatit. 30-vjeçari ka shënuar këtë sezon dhe 5 gola, megjithatë pas 3 sezonesh Taipi largohet nga Kukësi. Gjatë kësaj periudhe, mesfushori ka luajtur 116 ndeshje, duke shënuar në total 15 gola.

Në anën tjetër Shqipërim Taipi largohet pas 2 sezonesh, me 60 ndeshje të luajtura dhe 5 gola të shënuar. Në ditët në vijim pritet që nga verilindorët të ketë të tjerë të larguar, pasi një pjese të titullarëve u ka përfunduar kontrata si Edison Ndrecës, Edi Bashës dhe Altin Bytyçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat