United vendos një kusht

Futboll

United vendos një kusht

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:27
Tifozët e Newcastles

Newcastle kërkon të marrë në huazim Harry Maguire, por te Manchester United janë të interesuar vetëm për një shitje përfundimtare. Mbrojtësi i Anglisë duket drejt largimit nga “Old Trafford”.

Newcastle interesohet për të, por tek United nuk duan të huazojnë lojtarin te një rival direkt për katërshen e parë të kampionatit pa marrë asgjë në këmbim.

Vetëm nëse Newcastle është gati të shpenzojë tek United janë gati të hyjnë në bisedime për shitjen e kartonit. Edhe Tottenhami ka shprehur interes për Maguire, por pa bërë një ofertë konkrete.

Gjithashtu dhe Aston Villa po monitoron situatën e tij, pasi kërkon të përforcohet për pjesëmarrjen në Conference League.

Me United që mund të pranojë ta huazojë në “Villa Park”, duke qenë se nuk i konsideron kundërshtarë të drejtpërdrejtë për një nga 4 vendet e para në kampionat.

Maguire vuajti për të gjetur një vend në formacionin e Ten Hag sezonin e kaluar duke bërë vetëm 16 paraqitje në Premier League.

Mbrojtësi dëshiron që të qëndrojë në “Old Trafford”, por kontrata e tij prej 200 mijë paundësh në javë është një pengesë për klubin.

Gjithsesi “Djajtë e Kuq” po përpiqen ta largojnë 30-vjeçarin dhe kërkojnë të përfitojnë diçka nga shitja e tij. Në mënyrë që të përdorin paratë për të siguruar mbrojtësin e Napolit Kim Min-Jae.

Koreano Jugori, që është gjithashtu në radarët e Newcastle, ka një klauzolë largimi prej 42 milionë paundësh. Që hyn në fuqi nga 1 korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat