Sonte zhvillohet ndeshja e barazhit në Serie A

Futboll

Sonte zhvillohet ndeshja e barazhit në Serie A

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:54
Logo e Serie A

Një rast i pazakontë ndodhi këtë sezon në Serie A.

Spezia dhe Verona e mbyllën me pikë të barabarta sezonin 2022/23, me ç’rast përfunduan në pozitat 17 dhe 18.

Kësisoj, për ta përcaktuar ekipin që bie nga elita e futbollit italian dhe ekipin që vazhdon në elitë u desh të caktohej një ndeshje shtesë.

Spezia dhe Verona do të përballen sonte nga ora 20:45 në “Mapei Stadium”.

Fituesi vazhdon në Serie A edicionin e ardhshëm, kurse humbësi bie në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat