Bernardo Silva flet për të ardhmen e tij

Futboll

Bernardo Silva flet për të ardhmen e tij

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:05
Bernardo Silva

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka folur për të ardhmen e tij në klub.

Bernardo kohët e fundit është shumë i lidhur me një trasnferim të mundshëm në Barcelonë, me trajnerin Xavin që ka shprehur dëshirën e madhe për t’i siguruar shërbimet e lojtarit.

Portugezi tha se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, teksa u shprehur se do të shihet në javët, muajt e ardhshëm.

“E ardhmja ime? Sinqerisht… nuk e di. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme dhe muajt e ardhshëm”, tha për “Telefoot_TF1”.

“Unë thjesht dua ta shijoj këtë moment”, shtoi ai duke cilesuar momentin e triumfit të Ligës së Kampionëve mbrëmë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat