Manchester United “trembet” nga çmimi

Futboll

Manchester United “trembet” nga çmimi

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:18
Manchester United

Manchester United “trembet” nga çmimi i “fantazistit”!

Prej 4 sezonesh si një prej protagonistëve absolut me “blutë” e Chelsea, Mason Mount duket se këtë verë do t’u japë lamtumirën londinezëve e pas shumë aludimesh për klubin e radhës, mediat konfirmojnë se 24-vjeçari tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, Mount dëshiron një “aventurë” të re te rivalët historik të “bluve”, Manchester United, mirëpo ka një problem disi shqetësues nga ana e “djajve”.

Problemi qëndron te vlera e kartonit të 24-vjeçarit, me “blutë” e Londrës, që nuk pranojnë më pak se 60 milionë paund për Mount, shifër kjo “e papranueshme” nga bordi i “djajve” e tashmë mbetet në dorën e lojtarit për ta bindur klubin, në mënyrë që të ketë një ulje të “çmimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat