PSG ka gati kontratën e çmendur

Futboll

PSG ka gati kontratën e çmendur

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:08
Manchester City

Një ditë më parë fitoi Champions League me skuadrën e Manchester City, ndërkohë që sot ende nuk është i qartë për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, mesfushori portugez Bernardo Silva nuk do të mendojë shumë për këtë gjë, të paktën për momentin.

“Tani është koha për të festuar, pasi sapo fituam Champions League. Sinqerisht nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua, me të ardhmen time. Të shohim se çfarë do të ndodhë ditët në vijim, pasi tani dua të argëtohem pas këtij sezoni të gjatë”, tha Silva.

Portugezi 28-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 20-25 me kampionët e Anglisë dhe Europës, por ai kërkohet me ngulm nga PSG, gati të paguajë 80 milionë euro për kartonin e tij.

“Ndoshta duhet të përfitoj nga çdo mundësi që do të më jepet, pasi kjo që ndodh është diçka speciale”, tha portugezi.

PSG kërkon t’i ofrojë një kontratë të mirë mesfushorit Bernardo Silva, që luan me Manchester City prej vitit 2017. Edhe kampionët e Anglisë nuk duan ta lëshojnë, ndaj e ardhmja e tij është në dilema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat