Kush e do Neymarin?

Futboll

Kush e do Neymarin?

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 16:14
Neymar

Al-Hilal dëshiron të hedhë një bombë në futbollin botëror. Klubi saudit kërkoi blerjen e Lionel Messit, duke i ofruar 1.2 miliardë euro për ta bindur që të transferohej për dy vitet e ardhshme në Arabinë Saudite, por në fund superylli argjentinas e refuzoi atë, duke përfunduar te Inter Miami.

Pavarësisht kësaj, klubi i Lindjes së Mesme nuk po dorëzohet dhe po kërkon të sjellë një emër shumë të madh në tregun e transferimeve.

Objektivi këtë herë është një tjetër superyll, i cili do të largohet nga Paris Saint-Germain pavarësisht se ka një kontratë me ta. Ai është Neymar.

Mbetet për t’u parë se cili është qëllimi i Neymar për vazhdimin e karrierës së tij, nëse do të ndjekë paratë apo do të mbetet në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat