Kampionët e Europës nisen në drejtim të Anglisë

Futboll

Kampionët e Europës nisen në drejtim të Anglisë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 16:20
Guardiola

Mançester Siti është nisur ditën e sotme në drejtim të Anglisë.

Kampionët e Europës kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që paraditen e sotme kanë lënë hotelin për t’iu drejtuar aeroportit nga ku do të nisen për në Mançester.

Futbollistët janë fotografuar duke dalë nga hoteli për në autobus dhe veç gëzimit që duket qartë në fytyrat e tyre, ata shihen edhe me shishe birre në dorë dhe duket se festa do të zgjasë shumë.

Disa prej tyre, nuk i kanë hequr as medaljet e arit që kanë fituar.

Skuadra do të pritet sot në aeroport nga tifozët e Sitit, teksa ditën e nesërme do të mbahet edhe parada e tripletës, ku me autobusin e hapur skuadra do të ecë rrugëve të qytetit duke përshëndetur tifozerinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat