Interi pranë goditjes së parë

Futboll

Interi pranë goditjes së parë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 17:35
Teo Sander

Interi duket se ka nisur menjëherë nga puna pas finales së humbur ndaj Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve.

Isç bën me dije eksperti i merkatos, Fabricio Romano, zikaltërit kanë gjetur akordin me talentin 18-vjeçar të portës, Teo Sander.

Gardiani danez ka marrë një vëmendje të madhe pas performancave të tij me Alborgun.

Ai pritet t’i kushtojë Interit 2.5 milionë euro, teksa do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Gjithsesi ardhja e Sander nuk lidhet aspak me të ardhmen e Onanës, për të cilin zikaltërit do të bëjnë çmos për ta mbajtur në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat