Vllaznia prezantojnë sulmuesin nga Maqedonia e Veriut

Futboll

Vllaznia prezantojnë sulmuesin nga Maqedonia e Veriut

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 17:36
Darko Dodev

Darko Dodev është zyrtarisht futbollisti më i ri i Vllaznisë.

Klubi shkodran ka prezantuar sulmuesin maqedonas në rrjetet sociale, i cili ka firmosur për 3 vite me kuqeblutë.

Dodev ka qenë pjesë e Bregalnicës së Shtipit në tri sezonet e fundit në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka dhuruar paraqitje shumë të mira me fanellën e këtij ekipi.

Ai pritet të mbushë hapësirën e lënë bosh nga Liridon Latifi, i cili pritet të largohet këtë verë pasi nuk ka gjetur një marrëveshje për rinovim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat