Kroacia pa Gvardiolin në finalet e Ligës së Kombeve

Futboll

Kroacia pa Gvardiolin në finalet e Ligës së Kombeve

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 22:35
Kroacia

Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol do të humbasë ndeshjet e finaleve të Ligës së Kombeve këtë javë. 

Kjo pasi, siç ka njoftuar Federata e Futbollit e Kroacisë, nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi. 

Mungesa e Gvardiol nuk është lajm i mirë për kombëtaren ballkanase pasiqë njëzet e një vjeçari kishte luajtur një rol të jashtëzakonshëm për arritjen e Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar në fund të vitit të kaluar.

Kroacia ndeshjen e parë e luan kundër Holandës të mërkurën në Roterdam, teksa do të ndeshen edhe Spanja me Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat