Rexhepi e futi Lirinë në elitë por jep dorëheqje

Futboll

Rexhepi e futi Lirinë në elitë por jep dorëheqje

Nga: K. G. Më: 13 qershor 2023 Në ora: 13:07
Xhengis Rexhepi

Xhengis Rexhepi njofton se është tërhequr nga klubi i futbollit Liria e Prizrenit.

Sipas tij ka vendosur që të pushojë.

Rexhepi e futi Lirinë në elitë por jep dorëheqje.

“Liria është në Superligë.

Nder, Krenari, Kënaqësi e papërshkruar për mua.

Dua të ju njoftoj se kam vendosur që të bëj një pushim për t'u rikthyer në të ardhmen në qytetin e traditës, kulturës të futbollit.

Të nderuar tifozë prizrenas dhe tifo grupi ‘Arpagjik't’, ju jeni shkaktarë kryesorë që Liria sezonin e ardhshëm do të luaj në Superligë.

Tash e tutje ju shtohet + një Arpagjik më shumë në mesin tuaj.

Faleminderit President, Kryetar, Drejtor Sportiv, Walone, Sekretar, Administrator dhe gjithë të tjerët në klub!

I dashur staf teknik, të dashur futbollistë, staf mjekësor, staf punues, ju jeni krenaria e qytetit të Prizrenit, ju jeni ata që keni bërë te pamundurën të mundur.

Personalisht, unë s'kam bërë diçka të veçantë, vetëm nuk kam lejuar që Liria sezonin ardhshëm të luajë në Ligë të parë.
Mirupafshim Prizren, Mirupafshim Arpagjik”
, njofton Rexhepii.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat