Ky është plani i Xavit

Futboll

Ky është plani i Xavit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 13:33
Barcelona

Një vit e gjysmë pas ardhjes së XaviHernandezit në krye të stolit të Barcelonës, ka pasur një valle të pafund emrash në skuadrën e parë.

Me tri dritare transferimi (dy merkato dimërore dhe një verore) tashmë të kompletuara dhe të katërtën prej tyre që pritet të nisë shumë shpejt, në dhomat e zhveshjes së Barcelonës parashikohet të ndodhin të tjera ndryshime, që do të thotë se numri i të mbijetuarve që nga dita e parë e punës së tij do të reduktohet edhe më.

Që kur trajneri nga Egaria mori drejtimin e skuadrës nga Ronald Kuman si teknik i Barçës në nëntor të vitit 2021, ai ka drejtuar 44 futbollistë në ekipin e parë – plus shumë futbollistë të tjerë ndihmës.

Nga të gjithë ata lojtarë që ishin pjesë e javës së parë të stërvitjes, vetëm njëmbëdhjetë lojtarë kanë mbetur në skuadër: Ter Shtegen, Serxhi Roberto, Arauho, Erik Garsia, De Jong, Pedri, Gavi, Ansu Fati, Dembele, Injaki Penja dhe Busket, me këta dy të fundit të federuar me Barça Atletik.

Skuadra u përforcua në merkaton e dimrit 2022 me katër lojtarë: Dani Alvesh, Ferran Torres, Adama Traore dhe Obamejang. Nga këta ka mbetur vetëm sulmuesi i kombëtares spanjolle.

Në verën e vitit 2022 pati edhe më shumë lëvizje në skuadër, me Ksavin që kishte komandën e plotë të transferimeve.

Sa u përket largimeve, kanë ikur 22 lojtarë.

Këtu është lista e plotë: Neto, Dest, Dani Alvesh, Bejerin, Pike, Lengle, Mingeza, Umtiti, Zhordi Alba, Buskets, Niko, Pjaniç, Riki Puxh, Kutinjo, Kojado, Abde, Adama, Demir, Depai, Obamejang, Brethuejt, Luk de Jong dhe Jutgla. Mes tyre ka edhe disa të huazuar, por të vetmit me mundësi rikthimi janë Niko dhe Abde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat