Anglezi është në prag të pranimit të një oferte fitimprurëse

Futboll

Anglezi është në prag të pranimit të një oferte fitimprurëse

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:30
Steven Gerrard

Steven Gerrard raportohet se është afër emërimit si trajner i ekipit të Al-Ettifaq në Ligën e Arabisë Saudite.

Ish-kapiteni i Liverpool-it u shkarkua nga Aston Villa tetorin e kaluar, pas një serie rezultatesh të dobëta.

Anglezi është në prag të pranimit të një oferte fitimprurëse.

Ish-futbollisti tashmë ka fluturuar në Arabinë Saudite dhe po bisedon detajet përfundimtare të kontratës së tij përpara se të emërohet në postin e ri.

Gerrard ka qenë një emër i diskutuar edhe për stolin e Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat