Kimmich te Barcelona?

Futboll

Kimmich te Barcelona?

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:53
Kimmich

Tifozët e Bayern Munich mund të marrin frymë të lehtësuar. Joshua Kimmich, të paktën me fjalë, betohet për besnikëri ndaj skuadrës bavareze. Në një intervistë për gazetën “Bild”, mesfushori gjerman përjashtoi një lëvizje te Barcelona:

“Në përgjithësi nuk jam shumë i përfshirë në thashethemet e tregut të transferimeve.

Siç e dinë të gjithë, kam ende dy vite në kontratën time. Po kështu kemi plane të mëdha me Bayern Munich”.

Në këtë mënyrë hidhen poshtë lajmet e medias iberike se Joshua Kimmich është gati të ndjekë hapat e Robert Lewandowskit. Kjo hipotezë u raportua nga “Mundo Deportivo”, sipas të cilës mesfushori gjerman, në mosmarrëveshje me disa zgjedhje të bëra nga Bayerni muajt e fundit, duke filluar me shkarkimin e Nagelsmann, ka shprehur dëshirën për të ndryshuar skenën.

Barcelona e tërhiqte atë dhe Xavi e konsideronte pasardhësin ideal të Sergio Busquets. Pengesa për t’u kapërcyer kishte të bënte edhe me vullnetin e hekurt të bavarezëve, të vendosur për ta mbajtur me çdo kusht një nga liderët e tyre teknikë, i cili megjithatë është ekspozuar edhe personalisht për ta mohuar largimin e tij nga “Allianz Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat