Guardiola konfirmon veten deri në 2025-ën

Futboll

Guardiola konfirmon veten deri në 2025-ën

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 16:02
Pep Guardiola

Pep Guardiola, një gjeni absolut, pa të cilin duket e vështirë që të imagjinosh tashmë edhe Mançester Sitin.

Por edhe martesat kaq të bukura e të rëndësishme një ditë do të përfundojnë, ndonëse kush mendonte se arkitekti spanjoll mund ta bënte që në këtë verë, atëherë është zhgënjyer: “I dëgjova, madje i prisja menjëherë zërat se mund të iki si fitimtar absolut, por jo.

Unë kam ende dy vite kontratë dhe do t’i respektoj edhe ato.

Pas saj nuk e di më…”, nënvizoi dje Pep, i cili ndoshta pas Mançester Sitit mund të kërkojë të bëjë ndonjë pauzë, apo pse jo, të gjejë një punë disi më komode, siç mund të jetë stoli i ndonjë kombëtareje prestigjioze në verën e vitit 2025.

Gjithsesi, edhe pse për drejtuesit e Mançester Sitit ai mund të qëndronte edhe përjetë, pas kësaj dhurate historike, edhe ata e dinë mirë se diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe natyrisht që ata janë vënë në lëvizje për një pasues që të ketë të njëjtin stil si Guardiola.

Dhe emrat në listën e tyre mund të jenë edhe të sponsorizuar nga vetë Pep. Sipas asaj që raporton “The Sun”, të përzgjedhurit janë 7 shtatë dhe nisin nga ish-kapiteni i Sitit, Vinsent Kompani, Ksavi Hernandez, Mikel Arteta, Julian Nagelsman, Zinedin Zidan, Edi Haui, apo edhe italiani Roberto de Zerbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat