Ekipi i vajzave të Ushtrisë Britanike, stërvitje e miqësore me vajzat shqiptare

Futboll

Ekipi i vajzave të Ushtrisë Britanike, stërvitje e miqësore me vajzat shqiptare

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:11
Pamje nga stërvitja

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti pasditen e së hënës ekipin e vajzave të Ushtrisë Britanike në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Një aktivitet jo i zakonshëm ky, me britaniket që zgjodhën pikërisht institucionin e futbollit për të bashkëpunuar dhe ‘Shtëpinë e Futbollit’ për të zhvilluar një seancë stërvitore, në kuadër të një turi që po bën në të gjithë Ballkanin.

Aktiviteti i iniciuar nga ekipi i vajzave të FA të Britanisë së Madhe kishte si synim kryesor fuqizimin e sa më shumë vajzave që luajnë futboll dhe dhanë mesazhin e rëndësishëm që futbolli nuk është vetëm për djem, ndërsa shkëmbyen edhe eksperienca me ekipin përfaqësues rajonal të Tiranës së vajzave U-16.

Për ekipin e vajzave të Ushtrisë Britanike, kjo ishte hera e parë që vinin në Shqipëri. Një nga futbollistet e kësaj skuadre u shpreh për fshf.org u shpreh se kjo vizitë ka si qëllim të japë mesazhin e qartë se vajzat duhet të ndjekin ëndrrat e tyre drejt futbollit.

“Jam për herë të parë në Shqipëri për të zhvilluar stërvitje e ndeshje miqësore në përpjekje për të rritur sa më shumë futbollin e vajzave, të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe të inkurajojmë vajzat. Në çdo vend ku kemi qenë dhe veçanërisht në Shqipëri, na kanë pritur shumë mirë. Është bukur të takohemi me vajzat dhe të ndërveprojmë, duke parë edhe anën kulturore të vendit, jo vetëm futbollin. U them vajzave të vazhdojnë rrugën e tyre dhe të vazhdojë të luftojnë për futbollin e vajzave”.

Ndërkaq, një nga trajnerët e ekipit të vajzave të Ushtrisë Britanike tregoi për fshf.org përshtypjet për Shqipërinë dhe ‘Shtëpinë e Futbollit’, ndërsa tregoi se synimi kryesor i këtij aktiviteti është për te inkurajuar sa më shumë rritjen e futbollit të vajzave në vendin tonë.

“Jemi me këtë përfaqësuese nga Ushtria Britanike, kemi nisur këtë tur nëpër vendet e Ballkanit.

Shqipëria është vendi i katërt që ne kemi vizituar gjatë këtij turi. 

Shqipëria është një vend i bukur, edhe kompleksi këtu është shumë i bukur, ne do të zhvillojmë stërvitje dhe do të luajmë një ndeshje miqësore edhe për të inkurajuar rritjen e futbollit të vajzave edhe në Shqipëri.

Është bukur të shohësh se si futbolli i vajzave rritet dita-ditës dhe shpresoj që sa më shumë vajza t’i bashkohen futbollit ditë pas dite”, – tha një prej trajnerëve të ekipit të vajzave të Ushtrisë Britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat