Leao: Nuk mendoj për klub tjetër!

Futboll

Leao: Nuk mendoj për klub tjetër!

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:35
Leao

Rinovimi i kontratës së Rafael Leaos me Milanin u kthye në një telenovelë që zgjati për disa muaj.

Tifozët kuqezinj ishin në ankth për të ardhmen e yllit të skuadrës që përfundoi në shënjestrën e klubeve më të mëdha dhe të pasura të Europës.

Megjithatë, pavarësisht se negociatat zgjatën jo pak, vetë sulmuesi zbulon nga grumbullimi me kombëtaren e Portugalisë se gjithnjë ka qenë i vendosur për të vijuar karrierën me Milanin.

24-vjeçari thekson se kuqezinjtë janë klubi që i ka besuar prej fillimit të karrierës dhe ai nuk mendon asnjë skuadër tjetër veç kuqezinjve.

“Vendimi për të rinovuar kontratën me Milanin ishte marrë shumë kohë më parë, ia bëra të qartë edhe drejtuesve të klubit se doja të qëndroja me patjetër.

Kur mbërrita te Milan, shoqëria më mbështeti në një mënyrë unike dhe nuk kam menduar kurrë të transferohesha në një klub tjetër. Dua të bëj histori me Milanin”, u shpreh Leao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat