Emini kërkon fitore kundër Ukrainës para udhëtimit në Manchester

Futboll

Emini kërkon fitore kundër Ukrainës para udhëtimit në Manchester

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 00:02
Maqedonia e Veriut

Përfaqësuesja A e Maqedonisë po përgatitet për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 kundër Ukrainës më 16 qershor (e premte) në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Futbollistët Jovan Manev dhe Sefer Emini shpresojnë që përfaqësuesja të luajë ndeshjen më të mirë dhe të fitojë ndaj Ukrainës, si një motiv plus për ndeshjen me Anglinë në Manchester.

“Tashmë kemi hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve për ndeshjen kundër Ukrainës.

Jemi optimistë, do të bëjmë çmos për të mundur ukrainasit, jemi të fokusuar për këtë lojë, por nuk do të jetë e lehtë. Ne kemi shumë respekt për kundërshtarin, Ukraina është një i shkëlqyer.

Këtë e kanë konfirmuar edhe në ndeshjen e mbrëmshme miqësore ndaj Gjermanisë.

Besoj se ne të rinjtë i japim një shtysë shtesë kombëtares sonë”, tha Jovan Manev.

Sefer Emini thotë se është nder të jesh pjesë e kombëtares.

“Është nder të jem këtu, përpiqem të jap maksimumin në çdo stërvitje. Kombëtarja është e tillë që të gjithë duhet të japin maksimumin. Të gjithë duhet të jemi gati dhe të presim vendimin e trajnerit.

Para së gjithash, duhet të fokusohemi te ndeshja kundër Ukrainës dhe vetëm më pas të mendojmë për Anglinë.

Një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë do të sjellë më shumë besim para udhëtimit në Manchester. Synimi është të luajmë lojën më të mirë të mundshme dhe të fitojmë”, thotë Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat