Mbrojtësi kampion rikthehet te Shkëndija

Futboll

Mbrojtësi kampion rikthehet te Shkëndija

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 11:33
Zija Merxhani

Zija Merxhani rikthehet te Shkëndija, ndërsa sezonin e fundit doli kampion me Strugën.

Në një publikim në faqen zyrtare “kuqezinjtë” bëjnë me dije se mbrojtësi ka firmosur me Shkëndijën e Tetovës për dy sezonet e ardhshme.

“Shkëndija është klubi më i madh shqiptar dhe secili futbollist dëshiron të vijë këtu.

E kur flasim për ne tetovarët që për më shumë edhe kemi nisur karrierën e jemi stërvitur me këto ngjyra që në moshë të vogël, atëherë fjalët janë të pakta për të përshkruar ndjenjën e të qenurit këtu.

Unë kam luajtur me Shkëndijën, e di ambientin dhe e vlerësoj se e njoh rrugën që duhet të kalojmë. Dihet se çfarë pritet prej nesh, duhet më pak të flasim dhe më shumë të punojmë për të dhënë secili 100% nga vetja për të realizuar objektivat që ka klubi dhe sponsori”-është shprehur Merxhani menjëherë pasi zyrtarizoi rikthimin te Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat