Liderin e zikaltërve e kërkojnë në Angli

Futboll

Liderin e zikaltërve e kërkojnë në Angli

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 22:00
Nicolo Barella

Nicolo Barella ka përfunduar në merkato teksa lojtari i zikaltërve është mjaft i preferuar në Angli.

Newcastle që sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Champions League synon të përforcojë organikën me italianin që shihet si një nga lojtarët më të vlerësuar në pozicionin e mesfushorit.

Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, Newcastle është i gatshëm të paguajë deri në 58 milionë euro për të bindur klubin e Interit. Një shifër e cila mund të “tundojë” zikaltërit që nga ana tjetër po studiojnë alternativën Sergej Milinkovic-Savic në rast se largohet Barella.

Në këtë sezon, Barella regjistroi plot 52 paraqitje me Interin duke qenë një nga liderët e padiskutueshëm në organikën e trajnerit Simone Inzaghi ndërsa mesfushori shënoi edhe nëntë gola, pa lënë mënjanë edhe 10 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat