Drita përforcohet edhe në stafin teknik

Futboll

Drita përforcohet edhe në stafin teknik

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 23:54
Drita

Drita ka kompletuar stafin teknik duke marrë edhe një trajner.

Përgaditësi atletik, Christos Vorgiatzidis është bashkuar me klubin gjilanas dhe do të jetë zëvendësues i Andi Kullit i cili u largua në fund të sezonit.

"Pregaditësi atletik Christos Vorgiatzidis pjesë e stafit tonë

Klubi jonë FC DRITA ka plotësuar stafin teknik me trainerin atletik Christos Vorgiatzidis.

Christos sot ka firmosur kontratën dhe do të zë vendin e Andi Kullit i cili mbylli bashkëpunimin në fund të sezonit të kaluar dhe kështu Christo do plotësoj shtabin teknik të trainerit Vavalis.

Klubi jonë i dëshiron mirëseardhje Christos në familjen bardhë e kaltër!", njfofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat