Aro Muriç e nis sezonin kundër Cityt

Futboll

Aro Muriç e nis sezonin kundër Cityt

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:41
Ilustrim

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriç do ta nisë sezonin e ri në Premierligë duke u përballur me ish-klubin e tij, Manchester City.

Kampioni anglez dhe evropian do të ketë punë me Burnleyn të premten e 11 gushtit në hapje të sezonit 2023/24 të Premierligës, ndërsa e veçantë kjo sfidë do të jetë edhe për trajnerin e Burnleyt, Vincent Kompany, i cili do të ketë punë po ashtu me ish-klubin e tij.

Newcastle do ta presë Aston Villën të shtunën mbrëma, kurse Tottenhami do të udhëtojë tek Brentfordi.

Mauricio Pochettino do ta nisë eksperiencën në Chelsea me derbin kundër Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat