Daliç: Është koha që të fitojmë edhe medaljen e artë

Futboll

Daliç: Është koha që të fitojmë edhe medaljen e artë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:40
Daliç

Kroacia është finalistja e parë e Ligës së Kombeve, pas fitores 4-2 ndaj Holandës në gjysmëfinale.

Skuadra ballkanase tashmë pret të mësojë emrin e rivalëve, që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër mes Spanjës dhe Italisë.

Pavarësisht ekipit që do të ketë përballë në finale, trajneri Daliç mendon se kombëtarja e tij do të fitojë të artën në këtë turne.

“Kjo është një fitore që ia dedikojmë popullit kroat.

Edhe në këtë ndeshje ata ishin fantastikë Kjo mbetet një nga fitoret më të mëdha të futbollit tonë.

Një sukses historik, 4-2 ndaj Holandës në shtëpinë e kësaj të fundit. Një fitore që do të hyjë në histori”, u shpreh më tej trajneri Zlatko Daliç.

Në fund, Daliçi çon një mesazh ekipit që do të ketë të dielën në finale.

“Kemi fituar një medalje argjendi dhe një bronzi në dy botërorët e fundit.

Tani është koha që të vendosim në qafë medaljen e artë dhe do të luajmë fort për t’ia dalë mbanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat