Sulmuesi fton francezin në Bernabeu

Futboll

Sulmuesi fton francezin në Bernabeu

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:46
Pamje nga një ndeshje

“Do të firmosim me Mbappe, por jo gjatë kësaj vere”, i tha Florentino Perez një tifozi të Real Madrid disa ditë më parë.

E ardhmja e yllit francez mbetet e lidhur me transferimin në “Santiago Bernabeu”. Stadium ku që i vogël ëndërron të luajë një ditë.

Sulmuesi francez u ka kërkuar drejtuesve të PSG-së shitjen, ndërkohë që Rodrygo e fton t’i bashkohet Realit. Aq më tepër tani që “Los Blancos” kanë humbur një emër të madh në ofensivë: Karim Benzema.

“Mbappe është një fenomen, një nga lojtarët më të mirë në botë. Ne kemi nevojë për një sulmues në këto momente. Do të isha shumë i lumtur nëse ai vjen te Reali.

Por ka një kontratë dhe ne duhet ta respektojmë këtë fakt.

Është mirë t’i mbyllim disa akorde sa më shpejt. Gjithsesi, Perez dhe Ancelotti do të vendosin se çfarë është më e mira për Realin”, u shpreh Rodrygo.

Sulmuesi brazilian do të nisë sezonin e pestë në kryeqytetin spanjoll. 22-vjeçari u transferua te Real Madrid nga Santos për shumën e 45 milionë eurove në verën e vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat