Tërbohet edhe kur humbet në stërvitje

Futboll

Tërbohet edhe kur humbet në stërvitje

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 12:21
Bayern Munihu

Jamal Musiala mbylli një sezon fantastik në rrafshin personal. Talenti gjerman shkëlqeu me Bayern Munihu madje ishte ai që i dhuroi titullin e 11-të radhazi me eurogolin e realizuar në minutën e fundit në suksesin 1-2 përballë Kolnit.

20-vjeçari realizoi 16 gola në të gjithë kompeticionet, teksa dhuroi edhe po kaq asiste për shokët e skuadrës.

Mesfushori i avancuar ka folur në lidhje me zërat e largimit të Joshua Kimmich nga Bayerni.

“Nuk kam parë lojtar më të uritur sesa Joshua. Ai trishtohet edhe kur humbet në stërvitje.

Ka një uri të madhe, ndonjëherë më tepër seç duhet, por të gjithë e admirojnë mentalitetin e tij.

Joshua është një model për lojtarët e tjerë. Ai ka ADN-në e Bayernit. Sigurisht që nuk arrij ta imagjinoj largimin e tij”, deklaroi Musiala për mesfushorin dhe yllin e skuadrës së Tuchel.

28-vjeçari është pjesë e rekordmenëve gjermanë prej verës së vitit 2015 kur u transferua nga Stuttgart. Drejtuesit e Bayernit firmosnin me Kimmich për shumën e 8.5 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat