​Bellingham zbulon numrin që do ta bart te Reali

Futboll

​Bellingham zbulon numrin që do ta bart te Reali

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 12:54
Bellingham i bashkohet Carlo Ancelottit pas tre sezonesh në Gjermani.

Jude Bellingham është lojtari më i ri i Real Madridit.

Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror, një mesfushor që i bashkohet klubit spanjoll nga Borussia Dortmundi dhe vjen në Madrid pasi u votua si lojtari më i mirë në Bundesligë për edicionin 2022/23.

19-vjeçari tashmë është gjithashtu titullar i rregullt në kombëtaren e Anglisë.

Bellingham i bashkohet Carlo Ancelottit pas tre sezonesh në Gjermani. Ai do ta bart fanellën me numrin 5 tek gjigantët spanjollë.

Reprezentuesi anglez ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat