Ish-sulmuesi i Arsenalit bie pre e hajnave: Më kanë vjedhur 400 mijë paund

Futboll

Ish-sulmuesi i Arsenalit bie pre e hajnave: Më kanë vjedhur 400 mijë paund

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:15
Benik Afobe

Rastet kur shtëpitë e futbollistëve bien pre e hajdutëve janë të shumta.

Duke ditur pasurinë që kanë, shpesh herë hajdutët rrezikojnë edhe jetën e familjarëve të tyre dhe së fundmi, pre e tyre ka rënë ish-sulmuesi i Arsenalit, Benik Afobe.

Sulmuesi kongolez që aktivizohet në skuadrën e Hata Klub në Arabinë Saudite, ka publikuar së fundmi një rast kur shtëpia e nënës së tij është grabitur. Ai ka publikuar pasaportën e një vajze nga Rumania që ka punuar si pastruese në shtëpinë e nënës së tij në Angli, teksa raporton se ka vjedhur 400 mijë paund.

“Kjo grua ka vjedhur 400 mijë paund stoli të familjes sime në shtëpinë e nënës time kur po pastronte në Elstri. Nëse dikush e njeh, ju lutem më tregoni sa më shpejt”, shkruan futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat